"Po mbrojnë shtetin", Rama reagon për keqtrajtimin e policëve kundrejt protestuesve

Kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk ka dënuar në asnjë rast veprimet e paprecedentë të Policisë së Shtetit në këtë kohë të vështirë protestash, ku janë dhunuar barbarisht protestues, theksoi se uniformat blu po mbrojnë shtetin.
Në një takim me punonjës të Policisë së Shtetit, Rama sulmoi ashpër kryetarin e PD-së, Sali Berisha, ndërsa tha se ky i fundit ëndërron që të ketë një tjetër 21 Janar.
“Bën gjithë ato protesta me molotovë gjithë këto vite. Ata çohen me shufra hekuri dhe godasin policët dhe të ndërrojë jetë ndonjë I mitur, duke ëndërruar 21 Janarin. Që të krahasohet në histori me mua. Ndaj forca që po i rezistoni kësaj lodhjeje, dhe presioni, i jep nder uniformës suaj dhe shteti.
Ka analistë që thonë se policia po sulmon me gurë protestuesit, por jua kanë borxh. Dua shumë sinqerisht, vëllezërit t’ju shpreh dhe keqardhje dhe solidaritetin me familjet tuaja!
Me prindërit, bashkëshortet dhe fëmijët tuaj. Një vajzë me uniformë që ruante shtetin, kishte përballë një tjetër vajzë të veshur dhe të mbathur nga koka dhe këmbët si e dalë nga instagrami, me kufje në vesh, që i kthehej vajzës me uniformë me një fjalor rrugaçëror, prej burrash të dehur, një nga simbolet e protestës.
Sot kemi të gatshëm që të suportojmë, por jo të tolerojmë këtë valë vulgariteti. “hajde sot do të djegim gjithë pemët e Tiranës”, “Do të djegim makinat”, ça janë këta? Si mund të jenë këta thirrja e diçkaje të re? Këta do ta ulin koston e jetesës?! Ju e keni peshën e kostos së jetesës më të madhe se unë.”, tha ai.


