Peshëngritësi i njohur Erkand Qerimaj paraqitet në SPAK, shuan zërat, tregon çfarë ndodhi

Aktualitet

Peshëngritësi i njohur Erkand Qerimaj paraqitet në SPAK, shuan
Peshëngritësi i njohur Erkand Qerimaj, është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, sportisti ka sqaruar arsyen e paraqitjes së tij, duke bërë me dije se ka depozituar një kallëzim pranë këtij institucioni. Qerimaj nuk ka dhënë detaje lidhur me objektin e kallëzimit apo personat ndaj të cilëve mund të jetë drejtuar ai.

Ai ka theksuar se paraqitja në SPAK nuk ka ardhur si pasojë e një thirrjeje nga institucioni për ndonjë çështje tjetër.

“Sqarim për opinionin publik: Sot jam paraqitur pranë SPAK-ut për të depozituar një kallëzim nga ana ime. Dua të sqaroj se nuk jam thirrur me fletëthirrje për t’u paraqitur për ndonjë çështje tjetër!”, shkruan Qerimaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion