Përshkallëzohet protesta te Arsimi, të rinjtë ngrenë barriera para policisë, digjet e hidhet valixhja në oborr

Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të ndryshëm janë tubuar këtë të shtunë për të pestën ditë radhazi përpara Ministrisë së Arsimit. Në katër ditët e fundit vendi është përballur me protesta të dhunshme mes studentëve dhe policisë, ndërsa edhe sot të rinjtë janë grumbulluar në “Rrugën e Durrësit”.
Pasi debatuan me policinë, të rinjtë kanë shkulur kangjellat e mbetura në rrugë dhe i kanë vendosur si barriera në rrugë, si edhe disa kosha mbeturinash.
Pas përplasjeve të ditëve më parë, kjo duket një formë e të rinjve për t’i vendosur barrier Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Veç koshave të djegur, edhe një valixhe u dogj në mënyrë simbolike dhe u hodh brenda rrethimit të godinës së Ministrisë së Arsimit.


