Pas lajmërimit të Kumbaros, publikohet lista e psikologëve në mbështetje të të prekurve nga protesta

Aktualitet

Pas lajmërimit të Kumbaros, publikohet lista e psikologëve
Pasi u lajmërua nga ministrja Mirela Kumbaro Furxhi, Ministria e Arsimit ka publikuar listën e psikologëve të cilët do të jenë në dispozicion të nxënësve, prindërve dhe familjeve të prekura nga situata e ditëve të fundit lidhur me protestat. 

Në listën e përpiluar në bashkëpunim me Urdhrin e Psikologut, përfshihen mbi 20 profesionistë të shëndetit mendor. 

Pas lajmërimit të Kumbaros, publikohet lista e psikologëve

“Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Urdhrin e Psikologut përmes asistencës së më shumë se 20 psikologëve të gatshëm për mbështetjen psikologjike të qytetarëve, krijojnë mundësinë për t'i ofruar shërbimin e nevojshëm çdo qytetari, të riu, të mituri, nxënës shkollash etj. që ngjarjet e ditëve të fundit i kanë ekspozuar ndaj shprehjeve dhe akteve të ndryshme të dhunës.

Për këtë arsye, ekipi i psikologëve është në dispozicion ndaj çdo nevoje e rasti që kërkon vëmendje, mbështetje e trajtim”, thuhet në njoftimin ku është bashkëngjitur edhe linku i posaçëm me emrat dhe kontaktet e psikologëve. 
Pas lajmërimit të Kumbaros, publikohet lista e psikologëve

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion