"Turp t`ju vijë", Dosti: Me Cekinë nuk humbi Shqipëria jonë, por e Dukës dhe Sylvinhos
Adriatik Riza Dosti, themelues i Sport Eksperes
Uefa Nations League - Ceki - Shqiperi 2-0
Nje humbje e merituar dhe nje Shqiperi per tu harruar...
JO - kjo nuk eshte Shqiperia jone por e Dukes dhe Sylvinjos...
Ka nisur me nje provokim te rende ndaj Shqiperise e shqiptareve ndeshja ne Prage mes Cekise e Shqiperise e vlefshme per Uefa Nations League - Liga B - Grupi 1 teksa tifozet vendas kane shpalosur flamurin e Serbise ne kete ndeshje dhe kane kryqezuar flamurin e Shqiperise ...
Dhe ne vend qe Shqiperia te kish protestuar fort e te kish abandonuar ndeshjen pranon te luaje kunder cekeve pro serbe, provokatore te ndyre ... edhe pse zv.president i Uefa -s nuk eshte as serb e as cek por eshte shqiptari Armando Duka [ ???]...
Dhe asnje fjale nga media karagjoze shqip folese per kete ngjarje te rende...pftyyy e turpi ju mbulofte more palaco e antishqiptare.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
...E kam pare per here te pare Kombetaren e Shqiperise ne ''Q.Stafa'' ne 1965 ne perballjen me Irlanden e Veriut e ku ne perberje te saj ishte gjigandi britanik G.Best...dhe 1-1 ...Irvine 58' dhe Zhega 77' ...e drejt me thene ...qe prej 59 vjetesh si nje nga ndjekesit me te rregullt te Kombetares shqiptare brenda e jashte Shqiperise kurren e kurres nuk e kam pare kombetaren e vendit tim me dobet se sa sot ne ndeshjen e radhes per Uefa - Nations League ne Ligen B- Grupi 1 ne Epet Arena ne Prage kunder Cekise...
Nuk me shqeteson aspak rezultati i ndeshjes sepse ne fushe te cekeve eshte krejt normale dhe e pranueshme qe edhe mund te humbasesh...
Por me shqeteson madje fort...Shqiperia inegzistente ne kete ndeshje.... loja e paraqitja e saj skandaloze ne te gjitha drejtimet....zerro skuader, zerro futboll i luajtur, zerro seder, zerro profesionalizem, zerro grinte e ndjenje kombetare ...zerro gjak shqiptari...
E me radhe ...zerro Strakosha, zerro Kumbulla e Ismajli...zerro Asllani , Ramadani e Laci...zerro Bajrami e po ashtu Asani e Daku...dhe krye zero Trajneri Sylvinjo...
Pesojme nje gol skandaloz ende pa nisur mire ndeshja ku per ceket shenon Chory qe ne te 3'...dhe qe nga ky moment ne jemi vetem figurante e klloune futbolli ne fushen e lojes...dhe asgje me teper...
As vizion, as koncept, as mbrojtje, as portier, as mesfushe e sigurisht as edhe sulm... e as trajner...asnje sulm e asnje goditje ne porten e cekeve...asnje gjurme futbolli !
E gjithe loja skandaloze e Shqiperise se sotme ne Prage mund te permblidhet ne nje gjuajtje te Bajramit ne pjesen e pare e ne nje rast ideal goli te humbur amatorisht prej Asanit ne pjesen e dyte ....sikurse njejte edhe ne fillim te pjeses se dyte po prej tij...ne nje gjuajtje te rrezikeshme te Asllanit qe neutralizohet prej portierit cek.......dhe vetem kaq e asgje me teper...
Golin i dyte i cekeve ne te 63 ' po me te njejtin autor...na nxjerr zbuluar fare sa ne porte po aq edhe ne mbrojtje...
Zevendesimet e bera nuk sollen absolutisht asgje te re ne vazhdim te ndeshjes per skuadren tone...ndaj dhe fitorja e cekeve ishte mese e merituar dhe humbja jone nuk ka asnje lloj justifikimi perpos qe ben goxha me faj trajnerin tone Sylvinjo por edhe krejt lojtaret pa gjak te Shqiperise ne kete ndeshje....
Dhe eshte sa neveritese po aq edhe fyese vertet kur perpara ndeshjes degjon te ligjeroje si bilbil - gjyzar brazilianin fjale shume Sylvinjo qe te mbyt me ''oratorine '' e tij tashme karagjoze....sikurse te fyejne rende inteligjencen e llogjiken normale edhe ata lloj palacosh futbolliste qe dalin e flasin ne konferenca shtypi sikur te jene futbolliste braziliane e sikur per ta ndeshja kunder Cekise ne Prage eshte thjesht nje ''detyrim'' per tu fituar , qe nuk e pranojne barazimin ...qe ata jane profesioniste ...qe se kane kerkundi frike kundershtarin etj etj brockulla te kesaj natyre ...apo pordhe te njohura shqiptaresh ...per te qene edhe me i sakte e me i drejte me ju te respektuar ndjekes e lexues te mij...
Shqiperi turperuese, per tu harruar, per tu gjykuar madje ashper [ jo per rrezultarin por per lojen mizerrabel qe zhvilloi] ...e per tu fershellyer gjate ...duke kontestuar te parin Sylvinjon e pastaj edhe produktin e tij ...
Turp tu vije !
A.R.D