Trajnime dhe mundësi punësimi, "Kastrati Group" firmos marrëveshje me Fakultetin e Ekonomisë

Nga Rrjeti
Trajnime dhe mundësi punësimi, "Kastrati Group" firmos
Dekani Dhori Kule dhe perfaqesuesja e "Kastrati Group", Ornela Bego, gjate nenshkrimit te marreveshjes

Kastrati Group nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Marrëveshja shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të lidhjeve mes botës së biznesit dhe arsimit.

Trajnime dhe mundësi punësimi, "Kastrati Group" firmos

Sipas njoftimit ne faqen zyrtare, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule shprehu bindjen se marrëveshja është një mundësi e mirë për studentët dhe stafin akademik duke qënë se Kastrati Group është një ndër grupet më të rëndësishme në vend, i specializuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, duke përfshirë infrastrukturën, energjinë, ndërtimin, shitjen, si dhe shërbimet financiare dhe sigurimet.

Kjo marrëveshje me fakultetin Ekonomik është një mundësi dhe derë e hapur për studentët, të cilët do të kenë mundësinë të marrin eksperiencën apo edhe të punësohen në kompanitë e Kastrati Group.

Fakulteti e nënshkruan këtë marrëveshje në shërbim të studentëve. Ata do të kenë mundësi të kryejnë praktikë në kompanitë e Kastrati Group dhe të mentorohen nga ekspertë të biznesit. Kam besimin që kjo marrëveshje do të jetë një bashkëpunim i suksesshëm dhe me ndikim pozitiv për të dyja palët”, u shpreh z.Dekani Dhori Kule.

Znj. Ornela Bego, Drejtoreshë e Marketingut dhe Komunimit në “Kastrati Group”, theksoi ndikimin pozitiv që do të ketë kjo marrëveshje jo vetëm në praktikat mësimore, por edhe më gjerë.

“Kjo përvojë në fushën e biznesit do t'u sjellë studentëve njohuri të vlefshme dhe përvoja praktike. Jemi të dedikuar që të mbështesim jo vetëm pikat e kësaj marrëveshjeje, por të jemi përkrah ideve inovative që secili nga studentët ekselentë, apo profesorët e këtij fakulteti do të paraqesin. Për ne, edukimi është një nga shtyllat kryesore të përgjegjshmërisë sociale, dhe si e tillë, merr një rëndësi të veçantë, aq më tepër me Fakultetin e Ekonomisë që është shtylla e arsimit të lartë në Shqipëri.”, tha Bego.

Gjithashtu, marrëveshja lehtëson vizitat edukative në kompanitë kryesore të “Kastrati Group”, duke përfshirë “Tirana International Airport”, “Uji Selita”, “MBM Port”, “Albsig”, “Kastrati Construction”, “Auto-Star Albania”, etj.

Një element i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi është edhe ofrimi i leksioneve të hapura nga drejtues të Grupit Kastrati, duke u ofruar studentëve njohuri unike në fushën e biznesit.

Në secilën industri ku operon, “Kastrati Group” është duke njohur suksese të reja vit pas viti dhe kjo edhe falë dedikimit dhe përkushtimit të një stafi prej më shumë se 4000 punonjësish. Duke konsideruar burimet njerëzore si asetin më të çmuar, rekrutimi i talenteve të reja mbetet në fokus të “Kastrati Group”.

ME TE LEXUARAT