Rriten fitimet e bankave, rritën interesat e kredive, jo të depozitave, po BSH cfarë bën?!

Nga Rrjeti

Rriten fitimet e bankave, rritën interesat e kredive, jo të

Bankat e tregut shqiptar rritën normat e interesave të kredive por jo depozitave ndaj vitin e shkuar fituan para si kurrë më parë.

Ky eshte përfundimi ku ka arritur Banka e Shqipërisë teksa paralajmëron se “ditët e mbara” për sektorin bankar do të vijojnë por jo me këto ritme. 

“Bankat kanë qenë më të shpejta në rritjen e normës së interesit të aktiveve se sa në rritjen e normës së interesit të detyrimeve.

Megjithatë në tërësi normat e interesit gjatë kësaj periudhe kanë ardhur në rritje.  

Në lidhje me të ardhmen ne presim që gradualisht fitimi i sektorit bankar të kthehet pranë vlerave të mesatares afatgjatë”, tha Klodion Shehu, Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar në BSH.

Dhe bashkë me rënien e fitimeve, 11 bankat tregtare në vend mund të përballen me zhvillime të cilat mund të cenojnë qëndrueshmërinë e tyre.

“Ne vlerësojmë se rreziqet janë gjithnjë të pranishme. Ju kemi kërkuar bankave që të shfrytëzojnë këtë periudhë të mirë për të forcuar mekanizmat e kontrollit.”

Gjatë vitit të shkuar 11 bankat në vend regjistruan 28.5 miliardë lekë fitime nga 23.8 miliardë gjatë 2022-shit.

Krahasuar me vitin 2018, për shkak të rritjes së normave të interesit, fitimet e bankave u zgjeruan me 3.5 herë./a2 cnn

Me te drejte pas evidentimit te ketij raporti te Bankes se Shqiperise, pyetja eshte cfare ben ky institucion per te mbrojtur qytetaret qe po varferohen nga fitimi i tepert i bankave si pasoje e komisioneve dhe tarifave shume te larta qe aplikojne per sherbimet e tyre.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion