Rinasi në top listën e rritjes mes aeroporteve europiane, "Kastrati" investoi mbi 75 milionë euro
Grupi i madh i biznesit "Kastrati Group" ka investuar tashmë 75% të shumës fillestare prej 100 milionë euro (110 milionë dollarë) që planifikohej të adresohej në aeroportin e Tiranës. Lajmi u njoftua nga tha shefi operativ i Tirana International Airport (TIA), Piervittorio Farabbi.
Referuar kesaj deklarate, SeeNews raportoi se tashme ne transformimin dhe rritjen e aeroportit jane investuar rreth 75 milione euro.
Kompania shqiptare të cilës i është besuar menaxhimi i TIA-s po investon në disa fusha paralelisht, duke përfshirë zgjerimin e aeroportit për të akomoduar numrin e pasagjerëve në rritje vitet e fundit, si dhe në reduktimin e emetimeve të karbonit nëpërmjet përdorimit të energjisë së rinovueshme, tha Farabbi, duke folur në Forumin e Lidhjes në Tiranë për rritjen e gjurmës së sektorit privat.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Vitin e kaluar, aeroporti i Tiranës shtoi një kat të dytë në terminalin e pasagjerëve, ku tani akomodohen njësi shërbimesh shtesë si restorante, bare, një dyqan lodrash dhe një dhomë lojërash. Kompania që ka marrë koncesionin gjithashtu ndërtoi një strukturë të re parkimi me shumë nivele pranë terminalit dule lehtësuar kështu aksesin e udhëtarëve.
Në fillim të këtij muaji, Farabbi tha se operatori i aeroportit po punon për të trefishuar sipërfaqen e terminalit në 40,000 metra. Si pjesë e investimeve të dukshme që kanë gjallëruar aeroportin, në shkurt të këtij viti, TIA nisi ndërtimin e një pistë ajrore të re për të futur fluturimet ndërkontinentale në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.
Në shkurt, Farabbi i tha medias vendase TIA kishte vendosur të rriste planin e saj fillestar të investimit me 40% në 140 milionë euro deri në vitin 2040.
Sipas autoriteteve, aeroporti i Tiranës u shërbeu 7,233,711 pasagjerëve në tetë muajt e parë të 2024-ës, 57% më shumë në krahasim me periudhën e një viti më parë, konfirmuar kjo në fillim të këtij muaji ministria e turizmit. Në korrik, Farabbi tha se aeroporti pret të shërbejë 10 milionë pasagjerë deri në fund të vitit.
"Kastrati Group" bleu 100% të aksioneve të koncesionarit të aeroportit nga kompania kineze Real Fortress Private Limited pcr 71 milionë euro në vitin 2020.
Prej asaj kohe, krahas zgjerimit të ambienteve dhe përmirësimit të shërbimeve duke shtuar stafin, futur teknologjinë e re dhe kontrollet dixhitale, menaxhmenti i aeroportit të Rinasit ka sjellë në Shqipëri disa prej linjave më të njohura ndërkombëtare, duke rritur jo vetem frekuencën e fluturimeve por edhe duke zgjeruar dukshëm hartën e destinacioneve.
Ndërkohë një nga ndryshimet e prekshme për pasagjerët që fluturojnë nga Rinasi është eshte cmimi i biletave të cilat pas vitit 2020 kanë ardhur në zbritje duke u bërë të përballueshme nga të gjithë madje duke e bërë Rinasin një nga aeroportet e preferuara edhe nga shtetasit e vendeve fqinje me Shqipërinë.
Rrjeti Europian i Aeroporteve në një raport të publikuar ditët e fundit, e renditi Rinasin në top 5-shen e parë të aeroporteve të kategorisë së mesme me rritjen më të lartë me mbi 50 për qind.