“Rinasi aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë”, rast reference në Samitin e Amsterdamit 2024

Nga Rrjeti

“Rinasi aeroporti me rritjen më të shpejtë në

Përfaqësues të aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë janë fruar në Samitin Ndërkombëtar të Aeroporteve 2024 që do të mbahet më 13-14 nëntor në Amsterdam. Shefi i Operacioneve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës, Piervittorio Farabbi, do të jetë si një nga folësit e samitit.

“Rinasi aeroporti me rritjen më të shpejtë në

Portali i proflizuar “internationalairportreview” shkruan se Farabbi do të flasë në ditën e parë të samitit, teksa raporton se Aeroporti i Tiranës në Shqipëri ka pësuar rritje të paprecedentë prej mbi 260% që nga viti 2019, duke e bërë atë aeroportin me rritjen më të shpejtë në Evropë.

“Rinasi aeroporti me rritjen më të shpejtë në

“Në vitin 2023 ata kishin 100% më shumë pasagjerë se në 2022. 5.2 milionë pasagjerë kaluan nga aeroporti në 2023 dhe këtë vit, ata presin ta mbyllin vitin me 10 milionë pasagjerë.

Struktura menaxhuese po përjeton një sfidë se si të akomodojë këtë rritje të udhëtarëve pasi aeroporti nuk është ndërtuar për të përballuar këtë rritje.

“Rinasi aeroporti me rritjen më të shpejtë në

Shefin i Operacioneve të Aeroportit që përshkruan se si po e trajtojnë këtë sfidë ndërsa zgjerojnë stafin dhe kapacitetet dhe i përmbahen strategjisë së tyre të qëndrueshmërisë”, thuhet në prezantimin e folësit të ditës së parë në Samitin e Aeroporteve në Amsterdam.

Aeroporti i Rinasit, pësoi rritje të jashtëzakonshme në gjysmën e parë të 2024, duke mirëpritur 4.7 milionë krahasuar me 2.8 milionë pasagjerë gjatë së njëjtës periudhë në 2023.

Rritja i atribuohet zgjerimit të kapaciteteve të TIA-s, shërbimeve të përmirësuara dhe investimeve strategjike për të përmirësuar përvojën e pasagjerëve.

Gjithashtu, numri i destinacioneve është zgjeruar ndjeshëm, si në qytetet e njohura evropiane, ashtu edhe në destinacione të largëta. Disa nga destinacionet e reja, më të spikatura janë Nice në Francë, Rodos dhe Heraklion në Greqi, Barcelona dhe Valencia në Spanjë, Bukureshti në Rumani, Bodrum, Antalia dhe Stambolli në Turqi, Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe një shumëllojshmëri e gjerë destinacionesh drejt Italisë dhe vendeve të tjera evropiane.

Ne ditën e parë të eventit në Amsterdam, folës do të jetë edhe Luis Soto, Kryeshefi i Burimeve Njerëzore dhe Shefi i Teknologjisë nga Aeroporti Ndërkombëtar El Dorado, që është shpallur si 'Aeroporti më i mirë në Amerikën e Jugut'.

ME TE LEXUARAT