E FUNDIT/ Vodhi një shumë parash në shtëpinë e shoqes, arrestohet 31-vjeçarja në Durrës

Aktualitet

E FUNDIT/ Vodhi një shumë parash në shtëpinë e shoqes,

Një 31-vjeçare është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash ndaj shoqes së saj. Gjatë kontrollit fizik në banesë, shtetases me iniciale M.Xh, i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe të autorësisë së vjedhjes së shumës së parave në banesën e shoqes së 31-vjeçares.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Ishte e dyshuar për vjedhjen e një shumë parash, në një banesë, Policia ushtron kontroll dhe i gjen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak 31-vjeçares dhe e vë atë në pranga.

Në pranga edhe një 35-vjeçar (mik i 31-vjeçares), për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe një sasi fishekësh.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas informacionit të marrë se në një banesë ishte vjedhur një shumë parash, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Bazuar në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetases M. Xh., 31 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohej si autore e vjedhjes së shumës së parave, te banesa e shtetases S. Rr. (shoqe e e saj).

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe një sasi fishekësh.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. Xh., për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Gjithashtu, u arrestua për moskallëzim krimi, shtetasi E. B., 35 vjeç, mik i shtetases M. Xh., i cili u gjet në banesën e shtetases M. Xh., gjatë kontrollit të Policisë, por nuk kishte kallëzuar që shtetasja M. Xh. mbante armë zjarri në banesë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe të autorësisë së vjedhjes së shumës së parave në banesën e shoqes së 31-vjeçares.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion