Molotov mbi efektivët..., policia "u bën surprizën" në bulevard protestuesve

Nje strategji e re e policise ka agravuar situaten në qendër te Tiranes, pranë Bllokut të Ministrive, mes policisë dhe protestuesve.
Protestuesit kanë hedhur bomba molotov mbi uniformat blu, ku njëri nga efektivët ka marrë flakë dhe i është dhënë menjëherë ndihma nga kolegët për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, policia është përgjigjur menjëherë me ujë dhe gaz lotsjellës, duke arritur të fitojë përkohësisht terren.
Ndryshe nga ditet tjera strategjia e dites se sotme ka qene perqendrimi i forcave dhe mjeteve te shumta te policise ne Bulevardin Deshmoret e Kombit duke nisur nga zona e Ministrise se Brendshme duke penguar keshtu qe prej asaj zone, ecjen e protestuesve per ne afersi te Kryeministrise.


