Mbledhje urgjente me prindërit, zhvillimet nga protesta alarmojnë shkollat, njoftim i menjëhershëm te “Partizani”

Gjimnazi “Partizani” dhe disa shkolla të tjera të mesme kanë thirrur me urgjencë prindërit e nxënësve në mbledhje, pas largimeve nga shkolla dhe përfshirjes së një pjese të nxënësve në protestën para Ministrisë së Arsimit.
Mbledhjet janë zhvilluar rreth orës 13:30, ku prindërit janë informuar për largimet e nxënësve nga ambientet e shkollave. Drejtuesit e institucioneve arsimore kanë kërkuar vijimin normal të procesit mësimor.
Prindërit kanë kërkuar nga shkollat që të menaxhojnë situatën dhe të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që nxënësit të mos braktisin mësimin dhe të vijojnë rregullisht procesin mësimor


