Makina i mori flakë në Kardhiq–Delvinë, ndërron jetë te Trauma 37-vjeçari

Aktualitet

Makina i mori flakë në Kardhiq–Delvinë, ndërron
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rënda mbrëmjen e djeshme, pasi automjeti me të cilin udhëtonte mori flakë në aksin Kardhiq–Delvinë.

Ngjarja ndodhi pranë Skërficës, ku mjeti tip “Volkswagen Touran” u përfshi nga zjarri në rrethana ende të paqarta.

Kalimtarët i dhanë ndihmën e parë 37-vjeçarit, i cili u transportua me ambulancë në spitalin e Sarandës. Për shkak të djegieve të rënda, ai u dërgua më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion