Legalizimi i banesës, si të merrni faturën e truallit online, kategoria kush përfiton deri në 100% ulje

Aktualitet

Legalizimi i banesës, si të merrni faturën e truallit online,
Agjencia Shtetërore e Kadastrës mundëson tashmë përmes portalit e-Albania aplikimin për pajisjen me faturat e parcelës ndërtimore, një hap i rëndësishëm për personat që kanë legalizuar banesën dhe duhet të përmbyllin edhe procedurën që lidhet me tokën ku ajo është ndërtuar.

Aplikimi kryhet online dhe është pa pagesë, ndërsa faturat i dërgohen qytetarit elektronikisht, me vulë digjitale, në seksionin “Dokumentet e mia” në e-Albania. Kështu, kërkesa mund të ndiqet përmes portalit, pa qenë e nevojshme paraqitja fizike.

Faturat nevojiten për të vijuar procedurën e blerjes së truallit, kur parcela është pronë shtetërore dhe plotësohen kushtet ligjore. Pas pagesës, qytetarët mund të aplikojnë për certifikatën e pronësisë së tokës. Procedura ndryshon në varësi të statusit juridik të parcelës.

Kush përfiton nga lehtësitë financiare.

•Sipas VKM-së nr. 446, datë 26.07.2023, për kategori të caktuara parashikohen lehtësi në pagesën e parcelës:

•100% përjashtim nga pagesa për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe personat e verbër që plotësojnë kriteret ligjore, si dhe për kategori të caktuara institucionesh e bashkësish fetare.

•50% ulje për familjet me anëtarë me aftësi të kufizuara sipas kategorive të përcaktuara, familjet njëprindërore me fëmijë në ngarkim, dëshmorët dhe familjarët e tyre, si dhe poseduesit që kanë mbushur moshën e pensionit.

• 30% ulje për poseduesit e ndërtimeve që përfitojnë ndihmë ekonomike.


Gjithashtu, për blerjen e parcelës shtetërore mund të përfitohet 20% ulje nëse pagesa kryhet brenda 30 ditëve nga njoftimi, si dhe të përdoren bonot e privatizimit për 50% të vlerës, sipas kushteve përkatëse.

Përfitimi nga lehtësitë kushtëzohet nga plotësimi i kritereve ligjore dhe paraqitja e dokumentacionit përkatës. Aplikimi për faturat është pa pagesë dhe dokumenti mund të shkarkohet online në çdo kohë.

Përmes kalimit të këtij shërbimi online, Agjencia Shtetërore e Kadastrës synon të lehtësojë aksesin e qytetarëve në procedurat kadastrale dhe t’u mundësojë ndjekjen e kërkesave në mënyrë më të thjeshtë, pa pagesë për aplikimin dhe pa paraqitje fizike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion