Zjarr në malin e Rugovës, mobilizohen helikopterë dhe KFOR për shuarjen e flakëve
Lajmifundit
/
30 July 2021, 23:06
Kosovë&Rajon

Mbrëmjen e sotme mali i Rugovës në Kosovë është përfshirë nga flakët.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj i cili u shpreh se janë angazhuar efektivët e specializuar, Garda Kombëtare e FSK’së, si dhe po ashtu KFOR’i me disa helikopterë.
I gjithë Ballkani dhe Italia është përfshirë nga temperature të larta që kanë shkaktuar zjarre në disa rajone.


