Zaev i vendosur: Do heqim dorë nga BE nëse na kërkojmë të heqim dorë nga identiteti

Kosovë&Rajon

Zaev i vendosur: Do heqim dorë nga BE nëse na kërkojmë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka bërë një deklaratë në lidhje me anëtarësimin në BE. Ai ka bërë me dije se edhe pse BE është prioritet për vendin e tij, nëse i kërkohet të heqë dorë nga gjuha dhe identiteti maqedonas, do e refuzojë.

Mësohet se kjo deklaratë erdhi pasi mosmarrëveshjeve të shumta me Bullgarinë, e cila po mban peng nisjen e bisedimeve.

 “Bashkimi Evropian nuk na duhet nëse çmimi për këtë është heqja dorë nga gjuha dhe identiteti maqedonas, pasi do të bëhemi si pluhuri i zhdukur në ajër dhe s’do të ketë kush të hyjë në Bashkimin Evropian. Edhe pse Bullgaria do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, unë shpresoj se do të mund të arrijmë një marrëveshje me qeverinë e përkohshme të ekspertëve”, deklaroi Zaev.

ME TE LEXUARAT