Vuçiç “paralajmëron luftëra” në Ballkan? Presidenti serb: Situata e sigurisë, seriozisht e lëkundur!
Situata e sigurisë në ballkan është seriozisht e lëkundur, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç, që në pohimin e bërë gjatë një mbledhjeje te qeverisë përmendi në mënyrë të veçantë gjendjen “ në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë”.
“Diskutuam edhe për të gjitha aspektet e protestës së paralajmëruar më 15 mars”, shkroi ai në Instagram, teksa më herët ishte shprehur se në tubimin dhe bllokadën e paralajmëruar nga studentët Beograd ne mesin e muajut, pret që “opozita të nxisë një dhunë të madhe”.
Tubimet masive të organizuara deri më tani nga studentët në disa qytete të mëdha në Serbi, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, kanë qenë paqësore dhe nuk janë shënuar incidente. Por kjo e nuk e pengoi Vucicin të paralajmëronte më të keqen, e të fajësonte protestat edhe për problemet ekonomike.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“U ndalëm mes të tjerash edhe te gjendja e ekonomisë në dritën e protestave aktuale, si dhe dëmi që kanë shkaktuar këto ngjarje, i cili reflektohet në uljen e investimeve dhe sfida të tjera për ekonominë”, theksoi kreu i shtetit serb.
Me bllokadat dhe protestat disa mujore, studentët dhe qytetarët që i mbështesin ata, po kërkojnë publikimin e të gjithë dokumentacionit mbi rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për tragjedinë, ndjekjen penale të personave që kanë sulmuar pjesëmarrësit në protesta, si dhe ndërprerjen e procedurave gjyqësore të nisura ndaj të arrestuarve në demonstrata.