Vuçiç me zyrtarin e OKB: Të përkushtuar të vazhdojmë dialogun me Kosovën

Kosovë&Rajon

Vuçiç me zyrtarin e OKB: Të përkushtuar të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se qeveria e tij mbetet e përkushtuar në lidhje me dialogun me Kosovën.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një takimi që pati sot me ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jenqa, duke shtuar se OKB-ja është organizata më e rëndësishme ndërkombëtare me rëndësi të veçantë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe ranë dakord se Serbia dhe OKB -ja janë partnerë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Mes të tjerash Vuçiç tha se Beogradi mbetet i përkushtuar për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion