Vuçiç: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE

Kosovë&Rajon

Vuçiç: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka mundësi që Marrëveshja e Ohrit mund të bëhet pjesë e negociatave të kapitullit 35 me Bashkimin Evropian, dhe është kusht për anëtarësimin e Serbisë në këtë bllok.

Në kapitullin e 35-të, për pranim të Serbisë në BE-së, përfshihen edhe marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën.Marrëveshja e Ohrit parasheh që Serbia t’i njohë simbolet shtetërore të Kosovës, nuk e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe palët e respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës.

Vuçiq ka thënë se për Serbinë “pranimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara nuk vjen në shprehje”.


“Jam takuar me francezët, gjermanët, italianët, të gjithë evropianët, amerikanët, për këtë gjë. Të gjithë i dinë të gjitha”, ka thënë Vuçiq për të përjavshmen serbe NIN.

Siç ka raportuar edhe më herët Radio Evropa e Lirë, BE-ja do t’i kërkojë formalisht Komisionit Evropian që t’i përfshijë obligimet nga marrëveshja e arritur në shkurt, mes dy palëve, për nornalizim marrëdhëniesh, në negociatat për anëtarësim mes Beogradit dhe Brukselit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion