Vuçiç ironizon Kosovën: Nëse do e njihja si shtet, do merrja çmimin Nobel

Kosovë&Rajon

Vuçiç ironizon Kosovën: Nëse do e njihja si shtet, do

Një deklaratë ironizuese ka ardhur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë një konfekrencë për mediat. Ai si fillim ngriti në piedistal vendin e tij, teksa tha se Teksa vetëm një Serbi e dobët dhe e pasuksesshme do të ishte e mirë për të gjithë dhe ai do të ishte “më i miri në botë”.

Gjatë fjalës së tij, Vuçiç ironizoi situatën me Kosovën.  “Nëse do ta njihja Kosovën, do ta merrja Çmimin Nobel”, tha ai.

Gjithashtu, presidenti tha se ishte i interesuar se çfarë do të thoshte historia në “50 vjet dhe se ai kishte marrë shumë çmime deri më tani që pothuajse askush në Serbi nuk i kishte marrë”.

Vuçiç përsëriti se që nga ardhja e tij në pushtet, Serbia ka ndërtuar më shumë rrugë sesa gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së Titos. Kreu i shtetit serb ka deklaruar po ashtu se ishte më i prekur nga kritikat ndaj sistemit shëndetësor nga raporti i Parlamentit Evropian, sepse siç tha ai “kjo është e padrejtë “

ME TE LEXUARAT