Vuçiç flet një ditë pas vizitës së Merkel: Gjermania është partneri ynë më i madh
Lajmifundit
/
14 September 2021, 14:32
Kosovë&Rajon

Një ditë pas vizitës së Angela Merkel në Serbi, ka folur presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç. Ky i fundit tha se është krenar që kancelarja gjermane erdhi në Beograd, për turin e lamtumirës.
Për gazetarët ai tha se kishte emocione të veçanta për këtë çështje dhe se kancelarja incizoi Procesin e Berlinit, që ishte një qasje më ndryshe dhe pragmatike në rajon. Vuçiç gjithashtu theksoi se Gjermani është partneri më i madh tregtar i jashtëm i Serbisë.

Ndërkohë sot, Angela Merkel ka mbërritur në Tiranë, ku e priti një aktivitet i ngarkuar.


