Vijon situata e rënduar nga koronavirusi në Kosovë, 50 pacientë në gjendje të rëndë
Lajmifundit
/
6 September 2021, 13:47
Kosovë&Rajon

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po vazhdon trajtimi i pacientëve të prekur nga COVID-19.
Aktualisht në këtë spital janë të shtrirë 220 pacientë, prej tyre 189 janë në oksigjenoterapi.
Sipas njoftimit nga ky spital 9 pacientë të tjerë janë në CPAP, 50 pacientë janë në gjendje të rëndë.
Janë pranuar 12 pacientë dhe 1 është i shëruar.

