VIDEO/ Aksident i rëndë, gjashtë të plagosurit ngecin brenda në makinë

Kosovë&Rajon
VIDEO/ Aksident i rëndë, gjashtë të plagosurit ngecin brenda
ilustrim

Para pak minutash në Korroticë të Drenasit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Në pamjet që ka siguruar Indeksonline shihet se personat kanë mbetur të mbyllur brenda veturës.

Qytetarët i janë vënë në ndihmë të aksidentuarve. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po mirret me rastin.

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, njoftoi policia.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion