Veterani i luftës voton i veshur me uniformën e UÇK-së: Jam betuar që s’do ta heqë kurrë
Lajmifundit
/
9 Shkurt 2025, 11:43
Kosovë&Rajon

Një nga veteranët e UÇK-së, Muhamet Kuka, ka ushtruar të drejtën për të votuar për zgjedhjet parlamentare në Kosovë ditën e sotme.
Ai ka shkuar në qendrën e votimit i veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas votimit, ai është shprehur se është betuar që nuk do ta heqë asnjëherë këtë uniformë.
“Procesi shkoi shkëlqyeshëm edhe hyrja brenda. E përfundova me gëzim votimin.
Unë e kam dhënë një betim, që mos ta heqë uniformën”, është shprehur ai për Klan Kosova.


