Sulmuan gazetarët gjatë raportimit në Veri, arrestohet një nga udhëheqësit e grupit dhunues
Lajmifundit
/
16 Qershor 2023, 19:49
Kosovë&Rajon

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të premten se është arrestuar njëri nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit Kallxo në Leposaviç me datë 29 maj.
Ai ka bërë të ditur se i arrestuari është Nemanja Vllaskovic, ndërsa ka thënë se i njëjti do të ballafaqohet me drejtësinë për sulmet e kryera ndaj gazetarëve.
“Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste”, ka përfunduar ministri.


