U plagosën gjatë aksidentit tragjik në Kroaci, nisen drejt Kosovës të mbijetuarit

Kosovë&Rajon

U plagosën gjatë aksidentit tragjik në Kroaci, nisen drejt

Pas dy ditësh nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Kroaci ku humbën jetën 10 persona, këtë të martë janë nis drejt Kosovës personat që mbijetuan.

Mediat kroate bëjnë kanë publikuar pamjet nga momenti i nisjes së të gjithë të lënduarve drejt atdheut.

Ndërkohë gjatë ditës, ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se udhëtarët që kanë shpëtuar nga aksidenti me autobus të dielën në Kroaci, do të kthehen në Kosovë me transport të linjës ajrore, të martën, pas orës 22:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trupat e pajetë pritet të kthehen në Kosovë me transport rrugor.

Si pasojë e aksidentit kanë vdekur 10 persona, ndërsa 45 kanë kërkuar trajtim mjekësor.

ME TE LEXUARAT