Tragjedia në Tetovë, opozita maqedonase akuzon qeverinë: Zaev dhe Filipçe të mos fshihen

Kosovë&Rajon

Tragjedia në Tetovë, opozita maqedonase akuzon qeverinë: Zaev dhe

Opozita maqedonase ka reaguar pas tragjedisë në Tetovë, ku mbetën të vdekur 14 persona. Përmes një deklaratë zyrtare, opozita i bën thirrje ministrit Filipçe dhe kryeministrit Zaev që të mos bëjnë thirrje.

“Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e atyre që vdiqën në tragjedinë e tmerrshme dhe urojmë shërim sa mnë të shpejtë për të gjithë të lënduarit nga katastrofa e tmerrshme. Në të njëjtën kohë, ne duam të theksojmë se është e rëndësishme që institucionet të hetojnë plotësisht shkaqet dhe të përcaktojnë përgjegjësi.


Duke kuptuar plotësisht revoltën e qytetarëve dhe banorëve të Tetovës, apelojmë në këto momente të vështira që ministri Venko Filipçe dhe kryeministrin Zoran Zaev të mos fshihen nga publiku dhe të dalin me të dhëna dhe vlerësime të sakta nga situata. 12 orë pas fatkeqësisë, indikacionet fillestare nuk dihen, as numri i sakt i viktimave”, thuhet në deklaratë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion