Tragjedia në Koçan/ Pas futbollistit të Shkupit, humbin jetën edhe dy sportistë të tjerë

Kosovë&Rajon

Tragjedia në Koçan/ Pas futbollistit të Shkupit, humbin

Futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov humbi jetën dje në tragjedinë e Koçanit. Përveç tij, kanë ndërruar jetë edhe  portieri Damjan Taneski (18 vjeç) dhe basketbollisti Petar Ivanovski (20 vjeç).

Taneski ishte pjesë e përfaqësueses së të rinjve në futboll dhe e nisi karrierën te klubi Mal Ajax në Shtip. Ai luajti për ekipet e të rinjve të Vardarit nga Shkupi dhe më pas ishte anëtar i Bregallnicës së Shtipit dhe Kit-Go nga Pehçeva.

Nga ana tjetër, vdekjen e Ivanovskit e ka konfirmuar edhe klubi i tij, Dino Basket, i cili përmes një mesazhi emocionues ka shprehur pikëllimin për humbjen e lojtarit të tyre të talentuar.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin se bashkëlojtari ynë Petar Ivanovski ishte ndër viktimat e tragjedisë. Petari ishte jashtëzakonisht i respektuar në mesin e miqve dhe bashkëlojtarëve dhe si MVP i turneut U-14, ai la gjurmë të thella në botën e basketbollit. Ishte një person i mrekullueshëm, një luftëtar me zemër të madhe”, ka shkruar Dino Basket.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion