Tragjedia e familjes nga Gjilani, kultivuesit ngrenë dyshime: Sezoni i kërpudhave ende s’ka filluar

Kosovë&Rajon

Tragjedia e familjes nga Gjilani, kultivuesit ngrenë dyshime: Sezoni i

Mjekët në Shqipëri pas vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti kanë deklaruar se shkak i humbjes së jetëve ishin kërpudhat helmuese. Por njohësit e kërpudhave thonë se sezoni ende nuk ka filluar. Fatmir Krasniqi, kultivues i kërpudhave thotë se sezoni i tyre nis më 25 maj.

“Sezoni i kërpudhave ende nuk ka filluar andaj këtu duhet të involvohen të gjithë se a është në pyetje helmimi i këtyre njerëzve. Më para fillojnë kërpudhat ushqyese sesa helmuese”, tha Krasniqi për RTK-në.

Ai shpjegoi se si mund të dallohet kërpudha helmuese nga ajo ushqyese. “Kërpudhat që janë helmuese janë të së njëjtës familje. Ai që është i helmuar me prerjen e saj ai liron ngjyrë stilografi.

Disa kërpudha kur hidhen të zihen ato lirojnë qumësht që nuk janë të mira, janë helmuese dhe pjesa dërrmuese e kërpudhave të tjera kanë një erë të rëndë, kundërmojnë dhe vërehet shumë lehtë” sqaroi ai./ Gazeta Ekspres

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion