Tragjedi në Kosovë! Pas një sherri mes fëmijëve, përplasen keq të rriturit, një i vdekur

Kosovë&Rajon

Tragjedi në Kosovë! Pas një sherri mes fëmijëve,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Kosovë. Mësohet se një person ka vdekur në fshatin Gadime të Lipjanit, pas një sherri, nisur nga një mosmarrëveshje. Sipas mediave kosovare, e gjithë nisi nga një mosmarrëveshjeje mes fëmijëve dhe më pas është kthyer në konflikt mes prindërve.


“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ” 6 Maji ” në fshatin Gadime në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Aktualisht po vijon faza fillestare e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion