Tensione në veri të Kosovës, digjet makina e një medieje

Kosovë&Rajon

Tensione në veri të Kosovës, digjet makina e një medieje

Makina e medias kosovare Tëvë1 fillimisht është sulmuar e më pastaj është djegur sot në Komunën Zubin Potokut.

Në fotografi, shihet se i janë thyer xhamat dhe shpërthyer gomat e veturës, e më pastaj edhe e vënë në flakë.

Për AGK-në, kjo sjellje është e patolerueshme, dhe u bëjmë thirrje NATO dhe EULEX të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës.

AGK-ja, gjithashtu, ju bën thirrje të gjithë kolegëve që po raportojnë nga këto komuna, të kenë kujdës të shtuar, dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë së Kosovës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion