Shtyhet debati për Srebrenicën, OKB do të mblidhet më 22 Maj
Debati në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën e Srebrenicës nuk do të zhvillohet në datën e parashikuar, në 15 Maj.
Mediat serbe, duke cituar burime të tyre konfidenciale, theksojnë se rezoluta me gjasë do të diskutohet më 22 maj. Seanca e mëparshme, për Bosnjë-Hercegovinën, u mbajt më 30 prill, ku u ravijëzuan pikat të cilat e paraqesin dhunën serbe ndaj popullsisë myslimane në Bosnje si gjenocid.
Autoritetet boshnjake kërkojnë të dënohet pa rezerva çdo mohim i gjenocidit në Srebrenicë, si dhe veprime që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë përgjegjësit për gjenocidin në Srebrenicë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e Republika Srpska mohojnë se është kryer gjenocid në Srebrenicë në korrik 1995 dhe e quajnë vrasjen e më shumë se 8 300 civilëve boshnjakë një “krim të tmerrshëm” ose “masakër”.