Shpërthimet në Veri, Vjosa Osmani: Akti i bandave të Vuçiç/ Presidenti serb: I ka urdhëruar Albin Kurti

Kosovë&Rajon

Shpërthimet në Veri, Vjosa Osmani: Akti i bandave të

Disa incidente janë regjistruar pasditen e sotme në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës së Veriut në Kosovë, ku sipas policisë kanë qenë shpërthime dhe shkrepje armësh.

Nga Tirana, ku ndodheshin për samitin e BE-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se është një sulm i kryer nga bandat e përkrahura nga presidenti sern Aleksandër Vuçiç.

"Ne jemi në kontakt të përditshëm me kryetarin e KQZ-së dhe në veçanti koordinimeve që janë bërë me institucionet e qeverisë. Për fat të keq situata në veri eskalon për një arsye të vetme bandat e përkrahura dhe financuara nga Vuçiç kanë për qëllim të destabilizojnë veriun e Kosovës dhe vetë Ballkanin Perëndimor.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ne duhet të mbrojmë jetën e secilit qytetar tonin. Është me rëndësi se siguria e qytetarëve të jetë mbi të gjitha. Tani po e presim edhe raportit përfundimtar." - tha Osmani.

Por, presidenti serb Vuçiç, edhe ai duke folur nga Tirana, tha se këto sulme janë urdhëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Sot përsëri, në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, janë dërguar oficerë policie të armatosur në veri. Siç thashë dje, ju thjesht pyesni se në cilën ditë do të ndodhë ndonjë provokim i ri që mund të prishë stabilitetin dhe paqen.

Është mirë që, të paktën sipas të dhënave aktuale nuk ka viktima dhe besojmë se do të mbetet e tillë. Për sa i përket kohës nuk e dimë se çfarë kanë në mendjen e atyre personave që duan të shkaktojnë konflikte çdo javë.

Nuk është një periudhë e lehtë përpara ne, por është e rëndësishme që të qëndrojmë me popullin tonë dhe të pajtohemi me shqiptarët për gjithçka që është e mundur që paqja të ruhet dhe të ruhet.

Gjithashtu besoj se Miroslav Lajçak do të luajë një rol të rëndësishëm në qetësimin e situatës”, tha Vuçiç.

ME TE LEXUARAT