Shembet një pjesë e rrugës në Prishtinë, probleme në disa zona me furnizimin me ujë

Kosovë&Rajon

Shembet një pjesë e rrugës në Prishtinë, probleme

Një pjesë e rrugës “Don Shtjefën Kurti” është shembur të dielën në Prishtinë teksa janë publikuar edhe pamje nga momenti kur shembet dheu dukë shkaktuar dëmë të shumta. Nga shembja e rrugës mësohet se ka patur vështirësi në qarkullim për banorët e zonës.

Si pasojë e rrëshqitjes së dheut është dëmtuar edhe rrjeti i ujësjellësit duke sjellë ndërprerje të përkohshme në disa zona. Zonat e prekura janë: “Mehmet Shpendi”, “Bislim Islami”, “Don Stjefan Kurti”, “Kiri”, “Agim Prodani”, “Ymer Bytyqi” dhe “Visar Thaqi”.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zjenullah Gashi ka deklaruar se kanë filluar menjëherë hetimet dhe se është marrë në pyetje personi përgjegjës i kompanisë që po kryente punimet. Gashi shtoi se aktualisht janë në fazën e grumbullimit të informacioneve nëse shkelje nga kompania.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion