Serbët në Mitrovicën e Veriut quajnë “tradhëtar” Vuçiçin

Kosovë&Rajon

Serbët në Mitrovicën e Veriut quajnë

Protestuesit serbë janë mbledhur pranë Shkollës Teknike në Mitrovicën e Veriut ku janë dëgjuar fyerje ndaj presidentit Vuçiç, duke e quajtur tradhëtar.

Sipas medieve serbe, një numër i madh qytetarësh janë mbledhur para një prej objekteve pranë shkollës  të cilët pretendojnë se aty ndodhet Lista Serbe. Në hyrjen e ndërtesës ka persona të cilët hiqen si roje sigurimi dhe pretendojnë se drejtuesit e partisë nuk ndodhen brenda.

Serbët duken të zhgënjyer nga situata që është krijuar dhe kanë shprehur publikisht pakënaqësitë e tyre për Listën Serbe duke brohoritur kundër presidentit të tyre dhe duke e quajtur “tradhtar”.

Komisioneri i Mbrojtjes së Kosovës dhe Metohisë, Nebojsha Joviq u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë durim dhe ka kërkuar që krerët e Listës Serbe të dalin brenda gjysmë ore. Ai gjithashtu bëri thirrje për paqe dhe artikuloi shqetësimet e protestuesve, për shkak të situatës që ndodhi në Veri.

Protesta në Zveçan u bë më e dhunshme pas arrestimit nga policia kosovare të njërit prej udhëheqëse të formacionit kriminal “mbrojtja civile”, Milun Milenkoviç Llune.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha se kjo bandë ka terrorizuar qytetarët ndër vite dhe kanë sulmuar Policinë e Kosovës bashkë si dhe disa institucione. Ndërkohë që Llune po arrestohej, efektivët e policisë janë sulmuar nga protestuesit dhe 3 persona janë plagosur.

 

ME TE LEXUARAT