Rritet numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 113 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

Kosovë&Rajon

Rritet numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë, 113 raste të

KOSOVË- Dyfishohet numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 113 persona të infektuar me virusin dhe kanë humbur jetën 4.

Në raport me ditën e djeshme, vihet re një rritje e rasteve të reja të infektimeve, ndërkohë që numri i viktimave është i ngjashëm.

Numri i pacinetëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 316 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Vushtrri 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 11 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Leposaviq 3 raste, Lipjan 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Kamenicë, Kllokot, Podujevë dhe Viti.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (72, 66 vjeç), Kaçanik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç).

Numri i infektimeve nga COVID-19 ka shkuar 106.651, ndërkohë që ai i viktimave është 2.217 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Procesi i vaksinimi në Kosovë ka nisur më 28 mars.

Gjatë paradites së sotme kanë mbërritur 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 nga COVAX.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion