"Mos guxo të nëpërkëmbësh Kosovën", Ramush Haradinaj paralajmëron hapur Vuçiçin

Kosovë&Rajon

"Mos guxo të nëpërkëmbësh Kosovën",

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zgjodhi 23-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit për t’i dërguar një mesazh të drejtëpërdrejtë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Ish-komandanti i UÇK-së tha se askush nuk duhet të guxojë të nëpërkëmbë Kosovën, duke iu referuar hartës provokuese të Vuçiç.

“Atyre që bëjnë harta të Kosovës me simbole të tyre u themi se simbol i kësaj toke është populli që jeton këtu, ai popull që edhe pse e përzunë, u kthyen të gjithë në shtëpitë e veta, në gërmadha dhe e rikthyem jetën në Kosovë.

"Mos guxo të nëpërkëmbësh Kosovën",

Pra, askush mos të synojë të nëpërkëmbë Kosovën. Kosova e ka një histori të gjatë qindravjeçare dhe Kosova edhe mijëra vjet do të mbetet e popullit të vet.

Ndërsa nëse nuk na bëhet vendi i meritum në familjen e popujve, në familjen e shteteve, në këtë rast në OKB dhe NATO, ne kemi familje, shqiptarë. Ne kemi komb, ne do të kthemi aty ku kemi qenë e do të mbesim, pra shqiptarë”, deklaroi Haradinaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion