Ra nga lartësia e hotel "Rogner" në Tiranë, kush është 28-vjecari nga Maqedonia e Veriut

Kosovë&Rajon

Ra nga lartësia e hotel "Rogner" në Tiranë, kush

Policia njoftoi dje se një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Tiranë ku një 28 vjeçar ka rënë nga lartësia e një hoteli në Tiranë dhe ka humbur jetën.

Viktima është i riu Ajdin Mustafi, 28-vjeç nga Maqedonia e Veriut, i cili po qëndronte si klient në hotel dhe në momentin që ai ka qenë i mbështetur në hekurat e ballkonit në hotel ato janë këputur dhe ai ka rënë.

Dyshohet se mbrojtësja metalike nuk ka qenë e fiksuar mirë, e për pasojë i riu ka rënë nga lartësia e katit të 5-të.

Trupi i të riut në dysheme është gjetur së bashku me mbrojtësen metalike të ballkonit.

28-vjeçari është dërguar më urgjencë në spital, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë përmes postimeve në Facebook miqtë e tij prekin me fjalët të të riun.

“Ikja jote e hershme ësht e rënd për të gjith. Do të mbeshtesh përgjithmon ni shok i zemrës, ni koleg i dashur dhe ni punonjës shëmbullor. Allahu te mëshiroft Ajdin. Ngushllime familjes Mustafi”, shkruhet në rrjete sociale, citon top channel.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion