Protestë pro UÇK në Shkup, tubimi në mbështetje të ish-komandantëve të luftës që ndodhen në Hagë
Lajmifundit
/
13 December 2025, 12:40
Kosovë&Rajon

Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka thirrur protestën e radhës në mbështetje të ish-krerëve që po gjykohen në Dhomat Speciale të Hagës.
Tubimi do të mbahet në qendër të Shkupit, ku pritet të mblidhen mijëra mbështetës nga Maqedonia e Veriut, Prishtina dhe Tirana.
Protesta ka marrë përkrahje publike edhe nga përfaqësues të rëndësishëm politikë shqiptarë në rajon.
Ata do të kërkojnë gjykim të drejtë dhe do të kundërshtojnë akuzat e motivuara e fabrikuara nga Serbia e Rusia kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare.
Më herët, tubime të ngjashme janë mbajtur në Hagë, Prishtinë dhe Tiranë.


