Prokuroria e Maqedonisë së Veriut lëshon “urdhër arrest” për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi

Kosovë&Rajon

Prokuroria e Maqedonisë së Veriut lëshon “urdhër

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar që ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, të dërgohet në paraburgim “sapo të arrestohet” si i dyshuar për përvetësim gjatë detyrës zyrtare.

Ajo tha në një njoftim se masa e paraburgimit duhet të zbatohet “menjëherë pas lokalizimit dhe arrestimit” të Grubit, i cili besohet se ndodhet jashtë vendit.

Mëngjesin e 16 dhjetorit, Policia e Maqedonisë së Veriut tha se e bastisi shtëpitë e Grubit dhe ish-drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami.

Në kuadër të hetimeve, dhe bastisjeve në lokacione të ndryshme, përfshirë shtëpitë e Grubit dhe Bajramit, janë siguruar prova që ngjallin dyshime se dy të akuzuarit, si persona përgjegjës në Shoqatën Aksionare, Lotaria Shtetërore, gjatë vitit 2023, kanë shkaktuar “dëme në buxhetin e Shoqatës në vlerë mbi 8 milionë euro, duke përvetësuar pasuri në mënyrë të kundërligjshme”.

Përvetësimi i pasurisë së paligjshme nga një zyrtar gjatë detyrës është i dënueshëm me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

Përveç Grubit e Bajramit, në mesin e të dyshuarve bëhet fjalë edhe për ish-kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

“Kallëzimi penal u dorëzua në Prokurorinë Publike në Shkup… Njëri prej të cilëve është ish-kryeministër, njëri është ish-zëvendëskryeministër, njëri është ish-drejtor i një personi juridik, njëri është ish-sekretar i përgjithshëm, pjesa tjetër janë nëpunës shtetëror që punojnë te njëri nga personat juridik”, tha të hënën ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë një konference përshtyp.

Grubi dhe Bajrami nuk janë gjetur në asnjërën prej shtëpive të bastisura.

Toshkovski i bëri thirrje Grubit që të kthehet në vend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion