Përforcohen masat e sigurisë në burgun e Drenovës, lihen detyra për zbatimin e protokolleve dhe standardeve

Kosovë&Rajon

Përforcohen masat e sigurisë në burgun e Drenovës, lihen

Edhe për shkak të ngjarjes së fundit në Durrës, ku Altin Ndoci u arratis nga spitali rajonal, burgu i sigurisë së lartë të Drenovës ka përforcuar masat e sigurisë.

Në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës, bëjnë me dije burime, është mbajtur para pak minutash një takim midis drejtorit të burgut Lorent Nake dhe shefit të policisë Rigenc Kordalli, ku titullari i institucionit të vuajtjes së dënimit ka lënë porosi të veçanta në bazë të udhëzimeve nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve dhe ministria e drejtësisë.

Të njëjtët burime shtojnë se ka patur kontrolle të imtesishme në sektorët e paraburgimit dhe sigurisë së lartë, ku nuk janë evidentuar shkelje apo gjetur sende të palejuara në dhomat e të burgosurve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion