Për herë të parë një kryeministër shqiptar në RMV, Talat Xhaferi merr sot detyrën

Kosovë&Rajon

Për herë të parë një kryeministër shqiptar në

Për herë të parë në histori, sot në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë një shqiptar, i cili është Talat Xhaferi.

Pranim-dorëzimi i detyrës në mes të kryeministrit në largim Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrit të ri Talat Xhaferi do të bëhet në orën 10:00, ndërsa më pas do të mbahet një konferencë për media.

Qeveria teknike e drejtuar nga Talat Xhaferi, me mandat 100 ditor, u votua dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim.

Në prezantimin e tij, Xhaferi tha se prioritet në mandatin e tij do të jetë zbatimi i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të ndershme dhe demokratike, sundimi i ligjit dhe respektimi i Kushtetutës, si dhe promovimi i marrëdhënieve strategjike me BE-në, SHBA-të dhe NATO-n.

Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 8 maj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion