Pas SHBA-ve edhe Britania apel qytetarëve: Qendroni larg turmave në Prishtinë

Kosovë&Rajon

Pas SHBA-ve edhe Britania apel qytetarëve: Qendroni larg turmave në

Dita e mërkurë do të jetë vendimtare për fatin e komandantëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

E gjithë vëmendja nesër do të jetë në Hagë, ku do të jepet vendimi nga Gjykata Speciale, por edhe në Prishtinë, ku pritet të mblidhen sërish me mijëra qytetarë.

Pikërisht për këtë arsye, ditën e sotme, ambasadat e SHBA-së dhe Francës më herët, tashmë edhe ajo britanike, u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të qëndrojnë larg tubimeve në Prishtinë.

Qeveria britanike u rekomandon shtetasve të saj të ndjekin zhvillimet lokale, të planifikojnë më shumë kohë për udhëtim dhe të qëndrojnë larg turmave të mëdha dhe demonstratave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion