Osmani takim me George W. Bush, Presidentja: Mbetet mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës

Kosovë&Rajon

Osmani takim me George W. Bush, Presidentja: Mbetet mik dhe mbështetës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ish presidentin amerikan George W. Bush, duke e cilësuar këtë të fundit si ” lajmëtar dhe avokues për pavarësinë e Kosovës”.

Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar për takimin me ish-presidentin Bush, duke përkujtuar thënien e tij gjatë vizitës së tij në Tiranë në vitin 2007.

“’Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur’, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës, e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane”, shkroi Osmani.

“Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion