Osmani “ia plas” hapur Serbisë: Donte të zhdukte popullin tonë, ne nuk harrojmë

Kosovë&Rajon

Osmani “ia plas” hapur Serbisë: Donte të zhdukte popullin

9 dhjetori, dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të gjenocidit, ishte për presidentin e e Kosovës, Vjosa Osmani një moment reflektimi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kanë kaluar dhe çmimi i lartë që paguan për lirinë.

Nuk mund t`i kthejmë shpinën të kaluarës sonë, ka shkruar ajo në Facebook.

Kryetarja e shtetit të Kosovës kujton në postimin e saj krimet e tmerrshme të ndodhura gjatë luftës, si për të treguar se ato nuk mund dhe nuk duhet t`i lihen harresës.

Duhet kujtuar që gjëra të tilla, thotë Osmani, të mos përsëriten në asnjë cep të globit.

“Parandalimi ka parakusht drejtësinë. Akte gjenocidi nga Serbia ndodhën në sytë e botës. Janë mbi 13 mijë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, për të cilët sot ndjejmë dhimbje, para të cilëve përkulemi dhe të cilët do të kujtohen përherë”, u shpreh ajo.

Osmani tha më tej se viktimat janë dëshmi e krimit të gjenocidit dhe e qëllimit të qartë të Serbisë për t’i  zhdukur shqiptarët.

“Një nga shumë rastet që dëshmon këtë qëllim shfarosës është masakra e Poklekut. Gjurmë të gjakut të 54 civilëve të vrarë në Masakrën e Poklekut, në mesin e të cilëve 24 fëmijë, ende janë të freskëta në bodrumin e shtëpisë në të cilën së pari u vranë, pastaj u dogjën dy herë radhazi”.

Kjo, sipas saj, u bë me qëllimin që trupat të mos identifikoheshin, e ata ta fshihnin krimin mizor.

“Ky krim kishte një qëllim të qartë: zhdukjen e popullit tonë nga faqja e dheut. Shfarosje e qëllimshme që përbën elementin kryesor të gjenocidit. Fëmijët e vrarë ishin të moshës gjashtë muajsh e deri në 17 vjeç. Ne që po e gëzojmë lirinë na mbetet mision që ta bëjmë të pamundurën që kryesit e këtij akti makabër dhe shumë masakrave të tjera të dalin para drejtësisë”, ka shkruar  Osmani.tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion