Nis takimi i përbashkët Kurti-Vuçiq

Kosovë&Rajon

Nis takimi i përbashkët Kurti-Vuçiq

Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në dialog për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar në terren.

Së voni, dy shtetet janë pajtuar në parim për një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Për zbatimin e këtij propozimi, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë po bisedojnë sot në Ohër.

Një nga nenet e tij kërkon nga të dyja vendet që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në 12 vjetët e fundit.

Por, çka është zbatuar deri më tash dhe çka jo?

Pse ka rëndësi nënshkrimi i zbatimit të propozimit evropian?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po diskutojnë në Ohër për zbatimin e një propozimi të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Ky propozim nuk parasheh njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, por pranim të dokumenteve dhe simboleve shtetërore të njëra-tjetrës.

Kurti ka thënë më herët se është optimist për takimin e sotëm, por se nuk varet gjithçka prej tij.

Vuçiq ka thënë se nuk planifikon të nënshkruajë asgjë në Ohër.

Analistët politikë thonë se nëse Kosova dhe Serbia nuk e nënshkruajnë aneksin e zbatimit të propozimit, ato nuk do të mund të bëjnë asnjë hap drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Kurti dhe Vuçiq përballë njëri-tjetrit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën takimin e përbashkët, me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Paraprakisht, ata takuan ndaras shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në agjendë janë diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Edhe pse takimet dypalëshe të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me zyrtarët evropianë ka kohë që kanë përfunduar, takimi i përbashkët i tyre nuk ka nisur ende.

Po ashtu, nuk ka ende asnjë informacion se kur mund të nisë.

ME TE LEXUARAT