Në prag të dhunës, Vuçiç: Garantoj me jetën time se nuk do të ketë një qeveri tranzitore apo ekspertësh

Kosovë&Rajon

Në prag të dhunës, Vuçiç: Garantoj me jetën

Aleksandër Vuçiç nuk i ka punët mirë pas protestave të zhvilluar nga studentët. Presidenti serb, kundërshtoi me vendosmëri mundësinë e formimit të një qeverie kalimtare ose eksperte gjatë një takimi në Trstenik, Serbinë qendrore, të premten në mbrëmje.


"Garantoj me jetën time se nuk do të ketë një qeveri tranzitore apo ekspertësh. Do të jetë një qeveri serbe", ka deklaruar ai.
Më tej lideri theksoi se zgjedhjet, referendumet, demokracia - të gjitha këto janë të mundshme, por nuk do të ketë një qeveri kukullash servile ndaj të tjerëve, jo derisa ai të jetë jam gjallë dhe të shërbej si president, teksa nënvizoi se një “i huaj i rëndësishëm” kishte sugjeruar idenë të një qeverie eksperte pas dorëheqjes së kryeministrit Millosh Vuçeviç.


Studentët që kanë përmbyllur marshimin nga Beogradi në Novi Sad, raportohet se kanë bllokuar tri ura në qendër të kryeqytetit serb, duke përcaktuar tashmë një gjendje krize të shtetit në afirmimin e normalitetit. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.



Mediat opozitare serbe raportojnë se Komiteti për Nobelin ka nominuar studentët serbë për çmimin “Nobel për Paqe”. 

Mbi këtë situatë të fermentuar për arsye të qarta dhe mirëfilli politike, Vuçiç, ka bërë një deklaratë që ilustron se ai negocion çdo gjë, por jo pushtetin e vet.

“Studentët kanë muaj që protestojnë dhe refuzojnë të studiojnë, nuk do të flasin me ne, as me prokurorët, por ne duam të flasim dhe do të vazhdojmë t’i ftojmë”, tha Vuçiç, duke përsëritur se shteti i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe ka paguar bursat dhe pagesat e kredive studentore.
Presidenti u bëri thirrje gjithashtu profesorëve të universitetit "të mos e fusin kokën në rërë", por të angazhohen me qeverinë e tyre, pasi ajo është e vetmja që kanë.

“Është koha për të filluar një dialog dhe për të zgjidhur çështjet në mënyrën më të shpejtë dhe më të mirë të mundshme, dhe kjo është oferta ime e sinqertë. Nëse nuk do të flisni me mua, ka shumë ministra për t'u angazhuar. Nëse nuk do të flisni me ta, ka të tjerë - le të fillojmë të trajtojmë problemet që fëmijët tanë të mund të kthehen në shkollë”, tha Vuçiç.
Vuçiç ka akuzuar kreun e United Group, Dragan Solak që po shet kompaninë e tij si nxitës të dhunës duke deklaruar se protestuesit mund të diskutojnë me shumë njerëz në qeveri përveçse tij, nisur nga fakti se emri Vuçiç është bërë mesa duke sinonim i lebrës politike.

ME TE LEXUARAT