Ministri i Serbisë ofendon Presidenten e Kosovës: Nëse Osmani do kishte fytyrën siç ka barkun...

Kosovë&Rajon

Ministri i Serbisë ofendon Presidenten e Kosovës: Nëse Osmani do

Aleksandër Vulin, Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, ka fyer Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në lidhje me një deklaratë që kjo e fundit ka dhënë për revistën “Der Spiege”.

Ai është kundërpërgjigjur duke fyer për fizikun e saj. “Nëse Osmani do të kishte fytyrën siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë’”, ka thënë Vulin.

Sipas asaj që raporton Koha.net, Vulin nuk është hera e parë që fyen politikanët shqiptarë dhe shqiptarët në përgjithësi. Në fakt, ai ka nxjerr nga konteksti deklaratën e Osmanit. Ajo nuk ka thënë se pret që Serbia të bie në gjunjë, për çka ka reaguar Vulini.

“E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur. Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Ëilly Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”, ka thënë Osmani, si përgjigje për gazetarin që insistoi të dijë pse po e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion