“Mezi po e kalojnë dhimbjen”/ Vëllai i Liridonës: Duan drejtësi të shpejtë

Kosovë&Rajon

“Mezi po e kalojnë dhimbjen”/ Vëllai i Liridonës:


Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka paralajmëruar se do të nisë fushata e familjes për të kërkuar llogari për vrasjen e motrës së tij.

Leonardi thotë se ditët po bëhen më të vështira dhe mezi po e kalojnë dhimbjen.

Ai tha se duan drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime.

Reagimi i plotë i Leonardit:

Nuk kemi fjalë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonën dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara. Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi.

Sonte bashkë me nanën po i përcjellim lajmet dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donën time. Kampanja jonë për drejtësi fillon tash, bashkë me juve aktiviste, organizata joqeveritare dhe me mbështetjen e mediave. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion