Mediat në Kosovë për zgjedhjen e Presidentit: Kurti arrin një marrëveshje, siguron 80 vota për Vjosa Osmanin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thuhet se ka arritur një marrëveshje me deputetin Adem Hoxha, nga Partia Unike e Goranëve.
Kjo marrëveshje vjen pikërisht për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
“Për shkak të gjendjes së rëndë me pandeminë dhe ekonominë dhe duke mos dashur të bllokojmë krijimin e institucioneve nuk dëshirojmë ta dërgojmë vendin në zgjedhje. Prandaj, do të marrim pjesë në seancën ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit”, ka një zyrtar i Partisë Unike e Goranëve, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Me votën e siguruar nga deputeti i Partisë së Goranëve, pritet që në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, të parashikuar për sot në orën 17:00, të marrin pjesë 83 deputetë.


